Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laporta rezulton pozitiv me koronavirus

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe nuk do të udhëtojë për ndeshjet e radhës së Barçës në Linares apo Granada.

Laporta bëri një test antigjen, pasi kishte qenë person kontakti. Testi antigjen kishte dal negativ, por në testin PCR doli pozitiv. Rezultati i testit PCR doli sot pasdite.

“Për këtë arsye ai nuk do të udhëtojë në Linares të mërkurën apo Granada të shtunën dhe do të vetizolohet”, thuhet në faqen zyrtare të Barcelonës.

Klubi katalunas ka njoftuar se Laporta nuk ka simptome dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Artikuj të ngjashëm