Derby County që drejtohet nga Frank Lampardi ka eliminuar Manchester Unitedin e Jose Mourinhos nga kupa e ligës.
Unitedi nisi mirë takimin kur realizoi Juan Mata ndërsa mysafirët barazuan në pjesën e dytë nga gjuajtja e lirë e Wilsonit.
Marriot i dha shpresë mysafirëve që të siguronte fitoren në kohën e rregullt, por Marouane Fellaini në minutat shtesë barazoi për 2 me 2.
Figurë tragjike e Unitedit në penalti ishte Phil Jones që u tregua i pasaktë.
Artikuj të ngjashëm