Frank Lampard pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Norwichit, ku luan Milot Rashica, pasi mediumet angleze kanë raportuar se marrëveshja mes palëve është arritur.
Zyrtarizimi i Lampardit në krye të Norwichit është çështje ditësh, pasi ekipi nga Premier League ka disa ditë që është pa trajner pas shkarkimit të Daniel Farkes për shkak të rezultateve të dobëta.
Lampard është i papunë prej fillimit të këtij viti kur u largua nga Chelsea dhe me Norwichin pritet të firmos kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.
Norwichi këtë edicion është rikthyer në Premier League dhe pas 11 xhirove të zhvilluara, zë vendin e fundit në tabelë me vetëm pesë pikë të mbledhura.