Anësori i Tottenham Hotspurit, Erik Lamela është shprehur i hapur për një kalim tek Interi gjatë verës.
25-vjeçari është rikthyer në fushë pas një viti i lënduar dhe luajti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.
Argjentinasit kontrata i skadon në fund të sezonit dhe Interi thuhet se është interesuar për të kthyer në Itali ish-lojtarin e Romës.
Sipas Calciomercatos, Lamela e di për interesimin e Interit dhe është i hapur për një kalim, edhe pse një lëvizje të tillë nuk e dëshiron Tottenhami.