Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bologna e gatshme të bëjë ofertë për Lamelan

Bologna është e gatshme të bëjë ofertë për transferimin e futbollistit argjentinas të Tottenhamit, Eric Lamela, bën të ditur “The Sun”.

Drejtori i Bolognas, Walter Sabatini, ka pranuar publikisht se argjentinasi është shënjestër e klubit të tij. Sabatini kishte punuar me Lamelan sa ishte te Roma.

Lamela ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2022. Ai ka realizuar këtë stinor katër gola në 29 ndeshje në të gjitha garat.