Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lala vlerëson Rashicën, thotë se ai se di se sa i fortë është

Altin Lala, legjenda e Kombëtares shqiptare, ka vetëm fjalë të mira për Milot Rashicën.

Sipas Lalas, as vet Rashica nuk e di “se sa i mirë është”, këtë ia ka thënë edhe trajneri i Werder Bremen dhe kërkon nga shqiptari që të vazhdojë të punojë.

Rashica nuk po luan shumë këtë sezon, po goli i fitores në sekondat e fundit kundër Eintracht Frankfurt vetëm pak minuta pasi kishte hyrë në lojë, mund të ndryshojë gjithçka.

“Për mendimin tim, Miloti, ia ka thënë edhe trajneri i vet, edhe unë, nuk është i qartë se sa i fortë është, se çfarë potenciali ka”, tha Lala.

“Pavarësisht se ka ardhur dy herë nga stoli, njëherë kundër Hannoverit dhe pastaj kundër Frankfurtit, në 45 minuta lojë ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist”, shtoi Lala për Telesport.

“E ka ndihmuar skuadrën po themi me tri pikë më shumë, sepse në ndeshjen e parë ishte duke humbur, ndërsa në ndeshjen e dytë ishte barazim. Ai me ato pak minuta që ka pasur në dispozicion, ka bërë diferencën”.

“Edhe lojtarët e klubit, edhe trajnerët që i njoh të dy, më thonë se ka kualitetet të jashtëzakonshme. Ka nevojë edhe për pak më tepër ambientim në Bundesligë”, deklaroi Lala.

Edhe Lala e sheh Rashicën në ndonjë ligë të fortë evropiane Sport Lala e sheh Rashicën në ndonjë ligë të fortë evropiane

Lala tha se Bundelsiga është Ligë shumë më ndryshe nga të tjerat, por beson se Rashica do të përshtatet shumë shpejt.

“Këtu është një ligë shumë dinamike në krahasim me ligat e tjera, vetëm Premier Liga mund t`i afrohet”, u shpreh ai.

“Është shumë dinamike, nuk ke gjysmë sekonde pushim gjatë lojës. Edhe kur del topi jashtë, duhet të kesh kujdes se fillon loja sërish. Vetëm kur ke ndonjë korner, merr pak frymë. Ndryshe, është ligë shumë intensive. Aty duhet të ambientohet pak më tepër, por them se Miloti është djalë i zgjuar dhe ka kualitet të jashtëzakonshëm”.