Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lala: Rashica pritet të largohet nga Werderi në fund të stinorit

Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala, ka thënë se ylli i Kosovës pritet të largohet nga Werder Bremeni në fund të stinorit.

“Për fat të keq ka pasur dy lëndime, një në fillim të stinorit dhe një para se të përfundonte faza e parë dhe ai tashmë është rikthyer në formën e tij më të mirë. Në lojën e fundit ishte lojtari më i mirë. Shrpesoj që të vazhdojë me këto hapa. Unë mendoj se në fund të këtij stinori me shumë gjasa do të ndryshojë skuadër”, ka thënë Lala për KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lala nuk ka dashur të përmend emrat e skuadrave të interesuara për Rashicën./KSP