LA Lakersi ka vazhduar serinë e fitoreve në ndeshjet si mysafirë. Lakersi të dielën mbrëma ka triumfuar 120:102 ndaj Houson Rocketsit, duke e shënuar fitoren e pestë si mysafir në po aq ndeshje që i ka zhvilluar këtë edicion jashtë shtëpisë.
Anthony Davis me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë te kampioni në fuqi i NBA-së.