Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lakers mposht Bostonin me një pikë dallim

Kyle Kuzma shënoi 17 pikë në çerekun fenomenal që e pati atë të katërtin nga 28 sa i realizoi gjithsej, dhe Los Angeles Lakers ia shkaktoi skuadrës Boston Celtics humbjen e katërt rresht pasi e mposhti me shifrat, 108:107.

Jordan Clarkson pati 22 pikë në fitoren e gjashtë rresht në shtëpi nga kalifornianët. Lakers për pak sa nuk e humbi ndeshjen kur i humbi katër gjuajtje të lira në 20 sekondat e fundit, por këtë gjë nuk e shfrytëzuan lojtarët e Bostonit, transmeton Sporti në KTV. 

Te skuadra mysafire më i miri mbi parket ishte i padiskutueshmi Kyrie Irving me 33 pikë.