Henkrikh Mkhitaryan do të mungojë të paktën dy javë për shkak të lëndimit në barazimin e Romës kundër Leicester Cityt në Ligën e Konferencës.
33-vjeçari nga Armenia u zëvendësua në minutën e 57-të pasi pati probleme me muskuj, ndërsa në vend të tij u inkuadrua Jordan Veretout.
“Calciomercato” ka shkruar të premten se Mkhitaryani pritet të mungojë prej 15 deri në 20 ditë.
Kjo do të thotë se ai nuk do të jetë i gatshëm për duelet kundër Bolognas dhe Leicester Cityt në ndeshjen kthyese.
Artikuj të ngjashëm