Sport

LA Lakers mposhti Dallas Mavericksin falë Davisit e Jamesit në formë

Foto: Reuters

Anthony Davis shënoi 28 pikë dhe LeBron James shtoi 22 të tjera. Ky i fundit u bë koshashënusi i dytë më i mirë në historinë e ligës NBA, në ditën e Krishtlindjes.

Jamesi mbetet prapa legjendës Kobe Bryant për më së shumti pikë të shënuara në ditë feste. E kaloi Oscar Robertsonin. Tani James ka 383 pikë të realizuara në 15 ndeshje në ditën e Krishtlindjes, ndërsa Bryant kishte shënuar 395 pikë në 16 paraqitje në këtë ditë feste.

Në fund të duelit, triumfues doli Los Angeles Lakers që mposhti basketbollistët e Dallas Mavericksit me rezultatin 138:115.

Motrezl Harrell nga 22 pikët në total, 17 prej tyre i realizoi në pjesën e dytë. Kontribut të madh në fitore dha edhe Dennis Schroder me 18 pikë dhe gjashtë asistime. Kalifornianët e arritën fitoren e parë në edicionin e ri.

Luka Donçiq te Dallasi ishte më i dalluari mbi parket me 27 pikë dhe shtatë asistime.