Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kvaratskhelia, lojtar i muajit në Serie A

Ylli i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, është zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit gusht në Serie A.

Kvaratskhelia ka shkëlqyer që nga nisja e sezonit me skuadrën napolitane, ndërsa paraqitje mbresëlënëse pati edhe në takimin e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, ku Napoli fitoi 4:1.

Gjeorgjiani në pesë ndeshje në Serie A, ka katër gola të shënuar e një asistim.