Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuvend i qetë i FFK-së, me gjithë zhurmën që i parapriu

Me gjithë zhurmën që i parapriu Kuvendit të Rregullt të Punës të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), punimet shkuan qetë dhe shpejt.

Delegatët që për ditë të tërë në media folën e akuzuan, të enjten në Kuvendin e mbajtur në Prishtinë nuk u dëgjuan, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të gjitha raportet u aprovuan unanimisht prej 54 delegatëve sa ishin të pranishëm në sallë. Katër munguan.

Javë më parë nisën zhurmat si shprehje e pakënaqësisë në lidhje me udhëheqësit aktualë të FFK-së. Madje, ishte paralajmëruar se ishin mbledhur nënshkrime për shkarkimin e presidentit Agim Ademi. Por këto mbetën vetëm fjalë e shkrime në Facebook.

Madje te delegatët nuk pati as kundërshtime e as abstenime kur duhej të votonin. Për këtë qetësi dhe mbarëvajtje të punëve ka mbetur i befasuar për të mirë edhe vetë kreu i FFK-së, Ademi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)