Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi

Llapi ka konfirmuar se është përforcuar me mesfushorin Kushtrim Shabani.

23 vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare, transmeton KOHA.

“Pas një viti e gjysmë të kaluar tek skuadra e Gjilanit, mesfushori llapjan Kushtrim Shabani është rikthyer në klubin ku u rrit dhe u bë i njohur. Me përfundimin e kontratës me Gjilanin, Kushtrim Shabani nuk mendoi dy herë dhe iu rikthye skuadrës së Llapit”, thuhet në konfirmimin e Llapit.