Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kushti, mundja tradicionale e Indisë në baltë

Gjatë ditës, Amol Patil 23-vjeç është një roje sigurie që qëndron përpara një zyre biznesi në Mumbai. Patil është shumë i qetë dhe mundohet të tregohet i sjellshëm ndaj të gjithë klientëve, pasi respekton vendin e punës. 

Por në mbrëmje ai është shumë i egër, nga trupi i tij lirohet një forcë brutale. Gjatë stërvitjeve të mbrëmjes, Patil ndryshon kur futet në sheshin e shenjtë të gropës së baltës për t’u përballur me të tjerët. Patil është një mundës i shkollës tradicionale të mundjes në Indi në baltë që ndryshe njihet me emrin “Kushti”, e që është bartur gjeneratë pas gjenerate në këtë vend. Daton para qindra vjetësh. 

“Kushti” praktikohet në akademi të mundjes, të cilat kanë rregulla strikte për të gjithë garuesit. Patil ëndërron që një ditë të bëjë emër në këtë sport dhe të mos ketë nevojë më të punojë si rojtar gjatë ditës, shkruan sot Koha Ditore.

Ai çdo mbrëmje shkon në stërvitje, kurse shpesh merr pjesë edhe në kampionatin e kësaj gare tradicionale. “Babai dhe gjyshi im kanë qenë mundës të këtij sporti tradicional, pavarësisht kushteve të vështira që i kanë pasur si familje. Ata nuk kanë pasur para për të blerë ushqim kalorik dhe fruta që nevojiten për trupin e njeriut, por sërish nuk janë dorëzuar”, thotë Patil me krenari. 

Ai ka nisur të stërvitet si fëmijë dhe ëndërron që një ditë të bëhet kampion i këtij sporti. “Me kushti kam filluar të merrem prej moshës 10-vjeçare, pasi e shoh si mënyrë për të realizuar ëndrrën time, që është të bëhem kampion i padiskutueshëm, duke ia kaluar gjyshit dhe babait”, shton Patil...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

{gallery}

Artikuj të ngjashëm