Mbrojtësi Edvin Kurtulush ka folur për vendimin që të refuzoi ftesën e përfaqësueses së Kosovës dhe të vendosë të përfaqësoi Suedinë.
Kurtulush ka luajtur për U21 të Kosovës dhe ishte kapiten i saj. Së fundi u ftua në përfaqësuesen A, por vendosi të bashkohet me Suedinë. Tashmë është bërë kërkesa në FIFA që Kurtulush të ndryshoi përfaqësuesen. Kurtulush dhe Suedia janë në pritje të vendimit zyrtar.
“Dua vetëm të them se jam shumë krenar që Kosova më dëshiron në përfaqësuesen e saj A. Por përzgjedhja më ka prezantuar zgjedhjen që duhet të bëj. Kam nderin të dua dy vende, por edhe përgjegjësinë të marr një vendim që ndiej se do të jetë i duhuri. Për mua, Suedia dhe Kosova janë afër zemrës. Pasi jam i lindur dhe i rritur në Suedi, më duket e drejtë që Suedia është vendi që dua të përfaqësoi. Kam pasur disa biseda të mira me Janne Anderssonin dhe shpresoj që së shpejti mund ta quaj veten lojtar i përfaqësueses A të Suedisë. Procedura është duke u zhvilluar dhe shpresoj që mund të jem në grumbullimin e ardhshëm”, ka thënë Kurtulush për sajtin zyrtar të Hammarbyt, klubit të tij.
Edhe përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson është shprehur i lumtur që Kurtulush ka zgjedhur Suedinë.