Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të flamurit për ekipin olimpik të Kosovës, por atyre, përmes një lidhje iu drejtua, duke i falënderuar dhe duke u uruar suksese në LO Tokio 2020, ngjarje që nis për pak ditë.
Kurti iu drejtua olimpistëve kosovarë nga Greqia, siç tha ai vendi i origjinës i Lojërave Olimpike Antike dhe atyre moderne.
“Në mitologjinë greke, mali Olimp konsiderohej shtëpia e perëndive, e krijuar nga vetë perënditë olimpike. Sipas legjendës, Titanët, që ishin perënditë e vjetra, luftuan me perënditë e reja – me Olimpianët. Në atë luftë, që u zhvillua për të fituar kontrollin e botës, fituan të rinjtë – Olimpianët. Njësoj, edhe ne, shënuam historinë tonë me medaljen e artë të xhudos në Rio 2016 dhe e treguam gatishmërinë dhe përkushtimin që e kemi në sport. Andaj, nuk është pjesëmarrja në Lojërat Olimpike ajo që sot po e festojmë, por është fitorja juaj në të cilën të gjithë ne shpresojmë. Ndonëse nuk do të jem i pranishëm në Tokio për t’ju përkrahur nga afër, më lejoni që në emër të çdo qytetari të Kosovës t'ju falënderohem për mundin që e keni bërë dhe kontributin që e keni dhënë. Dhe të ju them se e gjitha Kosova do të jetë mbrapa juve, duke ju përcjellë nëpërmjet televizionit dhe duke ju përkrahur nga larg, por me zemër”, tha Kurti.
Në ceremoninë ne mbajtur të hënë mbrëma, flamuri iu dorëzua kampiones olimpike Majlinda Kelmendi nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Kosova do të përfaqësohet me 11 sportistë në LO Tokio 2020, ndërkohë që shpresat më të mëdha për medalje janë te xhudistët në krye me Kelmendin.
-
Kurti viziton Përfaqësuesen para finales me Turqinë: Pas jush është një komb i tërë
-
Kurti: Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën