Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kur emri i malit është Korona

Ngjitësit e maleve zakonisht e kalojnë kohën e tyre jashtë, afër natyrës. Por, gjatë pandemisë së koronavirusit, edhe ata janë të mbyllur në shtëpi, dhe kanë shumë kohë në duart e tyre.

Megjithatë, përdorimi i kohës nuk ndryshon edhe pse janë në shtëpi. Në fakt, pas përhapjes së koronavirusit në mbarë botën, të gjithë sportistët janë izoluar për shkak të pezullimit të aktiviteteve sportive, shkruan DW.

“Dhoma jonë e ndenjës është bërë arenë stërvitjeje. Ka objekte për stërvitje gjithandej”, insistoi Ralf Dujmovits, i vetmi gjerman, i cili ka pushtuar 14 male të ndryshme me 8.000 metra lartësi. “E kemi rritur rutinën tonë të fuqisë dhe gjimnastikës”.

Ngjitësja profesioniste dhe gruaja e tij, Nancy Hansen, që po ashtu e bën këtë sport në mënyrë profesionale, po mundohen që të qëndrojnë mirë fizikisht në shtëpinë e tyre të vogël që gjendet përskaj “Pyllit të Zi”, transmeton KOHA.

Në ngjitjen e murit privat në bodrumin e tyre, ata manovronin në mënyrë që të krijonin një ngjitje të vogël. Muskujt që kërkohen në ngjitje janë zakonisht në presion dhe dyshja është e vendosur që mosaktiviteti të mos ua ulë atyre madhësinë. Megjithatë, që të dy tashmë e kanë ndalur vrapimin rutinor për shkak të izolimit në shtëpi.

“Duhet të mbajmë distancë”, u shpreh Dujmovits. “Në shumë prej këtyre ditëve, e trajtojmë veten me udhëtime nëpër male me biçikletë, në një distancë ku nuk do ta takonim askënd tjetër”.

Kampi bazë bëhet shtëpi

Edhe Mjekët thanë se nuk do t’ia dilte: skitarja 18-vjeçare pëson dy arreste kardiake Sporte të tjera 4 d. më parë Mjekët thanë se nuk do t’ia dilte: skitarja 18-vjeçare pëson dy arreste kardiake

Pandemia e koronavirusit do të thotë se ekspeditat e reja të ngjitjeve nuk janë momentalisht në planet e 58-vjeçarit.

Thuajse çdo ngjitës profesionist i maleve në botë është në të njëjtën situatë, si Dujmovits. Ekspeditat e planifikuara janë pezulluar njësoj siç janë ngrirë të gjitha planet e tjera në përgjithësi.

Sportistët e jashtëm, që shumicën e kohës e kalojnë në male, eksperiencën shtëpiake si ndalesë nga koronavirusi e bëjnë diku tjetër. Tash për tash, ata po e kalojnë kohën brenda katër mureve të shtëpive të tyre...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas)