Kundërshtarja e Dritës në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Viktoria Plzen, e ka mposhtur skuadrën kampione të Danimarkës.
Viktoria Plzeni të premten gjatë ditës fitoi përballë Copenhagenit me rezultatin 3:2.
Golat për skuadrën çeke i shënuan Kopic, Chore dhe Kliment.
Larsson dhe Orri Oskarsson shënuan për danezët.
Ndeshja e parë ndërmjet Viktoria Plzenit dhe Dritës zhvillohet më 27 korrik, ndërsa ajo kthyese më 3 gusht.