Mbrojtësi i Hellas Veronas, Marash Kumbulla ka bërë shpejtë rrugën nga mbledhës i topave te yll i Serie A, ka shkruar “Football Italia” të shtunën. Kumbulla ka treguar se sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka qenë kundërshtari më i vështirë i tij deri më tani.
Mbrojtësi i qendrës është i lindur në Itali, ku edhe është rritur. Por ai ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë.
“Unë duhet të falënderoj trajnerin Ivan Juriq. Unë po jetoj ëndrrën, ëndrra më është bërë realitet”, ka thënë Kumbulla.
“Isha mbledhës i topave në ‘Stadio Bentegodi’ dhe asnjëherë nuk do të harrojë ditën kur isha në skaj të fushës në fitoren 3:0 ndaj Genoas. Luca Toni kishte realizuar dy gola. Tani po ndihem shumë mirë. E kam mundësinë të vesh fanellën e klubit në të cilin jam rritur”, ka theksuar 20-vjeçari.
Për Kumbullën ky është edicion debutues në Serie A. Për të po interesohen skuadra të shumta dhe largimi nga Verona është çështje javësh.
Edhe
Kumbulla: Chiellinin e kam idhull
Ai ka folur për kundërshtarët më të vështirë në edicionin debutues në kampionatin italian.
“Dybala është kundërshtari më i vështirë për mua që të mbulojë. Sa i takon Cristiano Ronaldos, unë gjithnjë kam preferuar Le Messin. Sipas mendimit tim mbrojtësit më të mirë në botë janë Virgil van Dijk, Giorgio Chiellini dhe Sergio Ramos”, ka thënë Kumbulla, përcjell Koha.net.