Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuka uron 12-vjetorin e Pavarësisë nga salla e Kuvendit

Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo Driton Kuka ka uruar 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga salla e Kuvendit.

“Urime Pavarësia! 12 vjet shtet drejtpërdrejt nga Parlamenti i Republikës së Kosovës. Kosovës i duhet unitet politik më shumë se kurrë për të mirën e vendit! Kosova mbi të gjitha ...” – ka shkruar Kuka në faqen e tij në “Facebook”, ndërsa mesazhin e ka përcjellë me një foto nga salla e Kuvendit, përkrah kampiones olimpike Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqit.