Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuka për suksesin e Krasniqit në Pragë: Medalje e një rëndësie të madhe

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, përmes një postimi në Facebook ka shprehur gëzimin e tij për suksesin e sotëm të Distria Krasniqit në Kampionatin Evropian në Pragë.

Krasniqi, në kategorinë 48 kilogramë, arriti të rrëmbejë medaljen e bronztë në Evropian duke e mposhtur për këtë medalje francezen Melanie Clement me ippon, transmeton KOHA.

Kuka e ka quajtur vit të rëndë për sportin në nivel global.

“Medalja e parë elitare për Kosovën në vitin me të rëndë për sportin në nivel globi. Distria e bronztë në Kampionatin Evropian. Sukseset e xhudos pavarësisht rrethanave që e kanë zvogëluar ekipin prej 9 garuesve në vetëm tre prej tyre po vazhdojnë”, ka thënë Kuka.

Ai ka shtuar se kjo medalje i kushtohet ekipit.

Edhe Një medalje me shumë peshë në një javë me zhvillime të jashtëzakonshme Sport Një medalje me shumë peshë në një javë me zhvillime të jashtëzakonshme

“Medalje që për mua ka rëndësi të madhe, për ekipin që me aq përkushtim e priti këtë garë por mbetën shumica në shtëpi, kjo medalje është e krejt ekipit tonë që do vazhdojë tutje me suksese e medalje edhe për shumë kohë. Kjo flet mjaft. Kosova mbi të gjitha”, ka thënë Kuka

Kurse sot Flaka Loxha u mposht në luftën e dytë në kategorinë deri 57 kilogramë. Ndërsa nesër garon Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë.