Pas lëndimit të Majlinda Kelmendit në botërorin e vitit të kaluar, Driton Kuka ndiente një lloj presioni. Gjendjen në të cilën ishte e përshkruan si “panik të brendshëm”.
Trajneri i xhudos nuk ishte i sigurt nëse pjesa tjetër e ekipit të Kosovës do t’u përgjigjej kërkesave të tij. Ai kishte besim të plotë në xhudistet e xhudistët e tjerë, por besimi shoqërohej me një dozë të vogël paniku.
Majlinda pushoi gjatë, plot 14 muaj, dhe kur u kthye, pjesa tjetër e ekipit kishte rezultate të arritura shumë më të mira se para lëndimit të saj. Dhe paniku i mjeshtrit pejan është “tretur” me kohë. Nga ekipi ai mori e po merr përgjigje edhe më të mira se që ka pritur e shpresuar.
Krijimi i një ekipi me plot adutë për të fituar medaljet më të mëdha në sportin e xhudos është gjëja që e gëzon më së shumti trajnerin Kuka, me emrin e të cilit janë të lidhura të gjitha sukseset e xhudos kosovare. I gëzohet edhe vazhdimësisë, përkatësisht faktit që ekipi që drejton tashmë merr medalje rregullisht nëpër gara të mëdha./Arsim Maxhera
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”)
-
Majlinda tregon se kujt i takojnë meritat për suksesin e xhudos kosovare
-
Kuka: Po të mos ishin lëndimet Majlinda do ta dominonte xhudon edhe 4-5 vjet
-
Si i arriti Driton Kuka tri medalje olimpike për 5 vjet
-
Kuka: Majlinda kërkoi në janar të tërhiqet nga sporti, nuk e lejova
-
Vepra e pakrahasueshme e Majlindës për Kosovën dhe shqiptarët