Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuka në gjysmëfinale në Sarajevë

Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka arritur në gjysmëfinale të turneut European Open që po mbahet në Sarajevë.

Kuka garon në kategorinë deri 78 kilogramë, ndërsa është bartësja e parë në Sarajevë.

Ajo kaloi pa luftë raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë mposhti turken Serder Daharli me ippon pas 2:24 minutave luftë.

Në çerekfinale Kuka mposhti me ippon holandezen Lieke Derks.

Në gjysmëfinale xhudistja kosovare, që mori pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, do të përballet me kroaten Petrunjela Paviq.

Ndërkohë Shpati Zekaj në kategorinë deri 100 kilogramë, ka arritur në çerekfinale, ndërsa është ndalur në këtë fazë nga italiani Enrico Bergamelli. Zekaj po vazhdon garën në repechage. Në këtë fazë do të përballet me britanikun Rhys Thompson.

Sot ka garuar edhe Arbër Kullashi në kategorinë deri 81 kilogramë. Ai u ndal në luftën e parë nga azerbajxhanasi Magerram Imamverdiev.

Artikuj të ngjashëm