Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuka: Ky çmim shkon për shtetin tonë të vogël

Pasi u zgjodh trajneri më i mirë në botë i xhudos, Driton Kuka, i ka dedikuar çmimin vendit nga vjen, Kosovës. Ai u shpreh shumë i emocionuar me çmimin e fituar.

Kuka e konsideroi privilegj të ishte mes pesë trajnerëve më të mirë në botë.

“Faleminderit shumë për çmimin jam shumë i lumtur. Siç e thashë edhe më parë është privilegj i madh të jem në top 5-shen e trajnerëve më të mirë dhe është shumë e rëndësishme. Secili nga trajnerët që do të fitonte këtë çmim do ishte e merituar. Por me të vërtetë jam i lumtur sepse ky çmim shkon për vendin tim Kosovën, për shtetin tonë të vogël dhe njerëzit e mirë të cilët i ka. E di që kemi pasur mbështetje të madhe në votim pasi jemi një shtet i ri dhe ata dëshirojnë më të mirë për ne. Jam shumë i entuziazmuar me këtë çmim pasi normalisht ka pasur ekipe që kanë pasur rezultate më të mira se Kosova, gjithashtu nëse shohim popullsinë e Kosovës ndaj shteteve të tjera besoj se kemi bërë një punë shumë të mirë. Me të vërtet jam i lumtur dhe i emocionuar dhe dëshiroj të ju uroj kolegëve të mijë më të mirat në të ardhmen dhe shumë suksese në punën e tyre në garat e ardhshme”, ka thënë Kuka pasi fitoi çmimin.