Trajneri i Kosovës në xhudo Driton Kuka, ka thënë se klubet po shuhen dita e ditës si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia.
Ai i ka bërë thirrje autoriteteve që të reflektojnë karshi klubeve, karshi aktiviteteve e garave për të rinj.
“Ringjallja e klubeve sportive në Kosovë s’po ndodh!! Në pritje të premtimeve për rimëkëmbjen e sportit asgjë s’po ndodh ende. Klubet e sidomos shkollat bazë të sporteve në Kosovë si shkak i pandemisë po pësojnë në mënyrë drastike! Klubet po shuhen dita ditës si pasojë e situatës së krijuar. Shtatori muaji kur sporti ngritet me anëtarë të rinj tashmë shumicën e tyre i gjen të mbyllura e pa aktivitete sportive! Ministria, KOK bashkë me Federatat por edhe Drejtoritë e Sporteve në Komuna reflektoni karshi klubeve, karshi aktiviteteve e garave për të rinj. Ta ringjallim sportin!” – ka shkruar Kuka në Facebook.
-
Kuka kërkon që nga 1 qershori të fillojnë stërvitjet për të gjitha sportet
-
Kuka thotë se klubet e xhudos nuk përkrahen sa duhet
-
Kuka flet për ndikimin dhe rritjen e xhudos në Kosovë
-
Trajneri Driton Kuka kërkon përgjegjësi nga federatat për mungesën e rezultateve
-
Kuka për humbjen e Kosovës: Ekipi duhet përkrahur edhe në ditë të keqe