Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuka i pakënaqur që Parlamenti nuk përkrahu sportistët, i bindur në medalje në Lojërat Evropiane

Driton Kuka ka kritikuar deputetët e Kosovës që dje nuk finalizuan Ligjin për Sponsorizim.

Trajneri Kuka, që udhëheq ekipin e xhudos, është optimist se nga Lojërat Evropiane në Minsk do të kthehen me medalje, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot po nisemi në Lojërat Evropiane në Minsk 2019. Ekipi i përgatitur besoj se edhe kësaj radhe do të na gëzojë me medalje”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Tutje ai ka kritikuar deputetët që nuk i dhanë mbështetje sportistëve përmes Ligjit për Sponsorizim.

“Sporti, përkundër sukseseve, dje në Parlament nuk mori përkrahjen e duhur për t’u finalizuar Ligji për Sponsorizim. Ju që s’e votuat duhet të flisni publikisht arsyet e juaja, nëse keni arsye të qëndrueshme ne jemi gati të ulemi e ta diskutojmë por...leni kauzat politike kur është në pyetje sporti”, ka thënë Kuka.

Kuka u ka përkujtuar politikanëve se me çfarë krenohen më së shumti.

“Kryefjala e shtetësisë së Kosovës është Sporti e dini ju të gjithë kur takoheni me politikanë të huaj me çka lavdëroheni më së shumti”, ka shkruar Kuka.