Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuka druan se Kategorizimi i Sportistëve do mbetet peng i politikës

Trajneri i Majlinda Kelmendit, kampiones olimpike në xhudo, Driton Kuka druan se Kategorizimi i sportistëve do të mbetet peng i politikës, dhe nuk do të formalizohet.

“Çka do ndodh me Kategorizimin e shumëpritur!? Si duket puna që do duhej shtyrë nga Komiteti Olimpik e besa edhe federatat sportive që do duhej ngrit zërin prapë po mbetet temë e zërave të rrallë të njerëzve të sportit e që potencialisht tash mund të mbetet pa u nënshkruar edhe për këtë mandat. Kategorizimi i Sportistëve i cili është në hapat final se di si do ta ketë fatin tani”, ka shkruar Kuka, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përmes Kategorizimit të Sportistëve do të bëhej edhe ndarje e shpërblimeve në bazë të suksesit ndërkombëtar të sportistëve.

Kuka më tutje ka shtuar se, “kampionia olimpike Majlinda por edhe Nora Gjakova si dhe karatisti Nishevci këta të cilët kanë medalje elitare po shpresoj që edhe tash në fund të mandatit do kenë statusin e rregulluar me Kategorizim”.

Kuka ka lavdëruar punën e dy ministrave të Kulturës, Memli Krasniqit dhe Kujtim Shalës, dhe shpreson që të formalizohet sa më shpejtë Kategorizimi.

“Sporti ka qenë me fat në dy mandatet e kaluara qeverisëse me ministrat që kanë qenë në krye si me Ministrin Krasniqi poashtu edhe me Ministrin Shala,kanë ecur përpara shumë procese por edhe Sportistët janë storja më e fuqishme e Shtetit tonë të ri. Po presim që edhe Kategorizimi të nënshkruhet këto ditë sepse është finalizuar dhe ka mbetur vetëm formalizimi, shpresoj që kjo të ndodhë”, ka thënë Kuka.