Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka pranuar se prej Distria Krasniqit është pritur më shumë në Botërorin e xhudos që të dielën nisi në Budapest të Hungarisë. Distria ishte bartëse e parë në kategorinë deri 48 kilogramë, kurse u rendit e pesta.
Distria pas një kohë shumë të gjatë ka mbetur jashtë podiumit. Por për Kukën e rëndësishme është që Distria të jetë në podium në Lojërat Olimpike. Dhe për Tokio, Kuka është i bindur se Distria do të jetë në formën më të mirë.
“Rezultati do të ishte i jashtëzakonshëm për çdo sportist tjetër të Kosovës, por realisht Distria është garuese nga e cila në çdo garë pritet medalje, e rrjedhimisht edhe në Botëror. Performanca e Distrisë nuk ishte ajo që jemi mësuar në shumë gara në këto vitet e fundit. Por jam i bindur që do të jetë në pikun e saj në Lojërat Olimpike”, ka shkruar Kuka.
“Lufta për medalje ishte realisht e Distrisë, por një tendencë e lehtë karshi ekipit tonë po vërehet në disa gara këta muajt e fundit. Në luftërat e barabarta garuesit tanë nuk po lejohen të fitojnë. Por kjo na jep kurajë e motiv të punojmë edhe më shumë, edhe më fortë. Distria mbetet heroina e viteve të fundit dhe ajo do të vazhdoj edhe më tutje me rezultate e medalje”, ka theksuar Driton Kuka.
-
“Ndalje e përkohshme” e Distrisë në Botëror, para se të marrë hov drejt podiumit olimpik
-
Xhudoja kosovare mban nivelin superior, synohet edhe më shumë
-
Distria tregon fshehtësinë e qëndrimit të vazhdueshëm në krye
-
Vlera shumë e madhe e medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit në Botëror
-
Distria e kërkon në Budapest medaljen që i mungon