Nuk ka fitues në kryendeshjen, Trepça ’89 – Drita. Në ndeshjen e dominuar nga mitrovicasit, gjilanasit arritën të marrin një pikë duke barazuar 1:1.
Në “Riza Lushta”, ekipet ishin shumë të kujdesshme në minutat e parë teksa 89-shi filloi të marr iniciativën duke u treguar më këmbëngulës.
Sinjalet e para u dhanë nga Festim Krasniqi që provoi me këtë gjuajtje në minutën e 31-të. Shtatë minuta më vonë, Oto John lëshoi mundësi ideale para portierit Rexhepi, transmeton KTV.
Pjesa e dytë filloi njëjtë, me kampionët që kontrollonin lojën kurse gjilanasit orvateshin që me ndonjë kundërsulm të ndëshkonin vendësit.
Rasti i parë i krijuar nga Drita në këtë takim ishte ky i Kastriot Rexhës në minutën e 61-të por pa sukses.
Trepça ’89 rrezikoi edhe dy herë të tjera me Otto Johnin në minutat 64 dhe 65, por në të dy rastet, sulmuesi nigerian nuk arriti të tund rrjetën e kundërshtarëve.
Mitrovicasit kërkonin me ngulmim golin por edhe fati ishte kundër tyre, kur shtylla shpëtoi portierin Rexhepi pas gjuajtjes së Boris Orlovskit.
Shpërdorimi i rasteve u kushtoi nikoqirëve që u ndëshkuan në minutën e 82-të. Endrit Krasniqi në këtë mënyrë mposhti portierin Hajdini për të kaluar Dritën në avantazh.
Pas golit të pranuar, kampionët në fuqi nuk u dorëzuan duke vazhduar pa reshtur të kërkojnë golin. Dy minuta para fundit u barazuan shifrat kur zëvendësuesi Arb Manaj, pas 11 minutash në fushë, realizoi duke përfituar nga reagimi i portierit Rexhepi dhe shpëtoi skuadrën e tij nga humbja.
Ky barazim është një hap prapa për Trepçën ‘89 në garën për të mbrojtur titullin ndërkaq në xhiron e radhës luan me lideren aktuale, Prishtinën. Drita tani është katër pikë prapa lideres kurse në mesjavë e pret në Gjilan, Drenicën.