Më 17 qershor 2018 në Rostov-on-Don, Brazili e Zvicra po e luanin ndeshjen e tyre të parë në Botërorin e futbollit që po mbahej në Rusi.
Sytë e tifozëve të futbollit ishin të drejtuar nga dhjetëshja e Brazilit - superylli Neymar. Te Zvicra njëmbëdhjetëshen në shpinë e mbante Valon Behrami.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDetyra për Behramin ishte e qartë - të mos i ndahej Neymarit dhe të mundohej të ndalte atë. Dhe Behrami u vlerësua se e arriti këtë me shumë sukses, shkruan sot “Koha Ditore”. Neymar shumë herë mbeti i shtrirë në tokë pas dueleve të forta me lojtarët e Zvicrës, por edhe aksionet në të cilat mbeti në këmbë, i humbi nga Behrami. Shumicën prej tyre.
Behrami befasisht u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë, ndërsa ajo është vlerësuar prej paraqitjeve më të mira të tij te Zvicra.
Zvicra si vend vlerësohet se i ka dhënë shumë Behramit. Por edhe futbollisti 34-vjeçar vlerësohet se i ka dhënë shumë futbollit zviceran. Ndalja e Neymarit në një ndeshje në Botëror është prej kontributeve të tij.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)