Xherdan Shaqiri më në fund është rikthyer në fushën e gjelbër, dhe atë në derbin e sotëm ndaj Arsenalit.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 83 të takimit, ku e zëvendësoi mesfushorin holandez, Wijnaldum, transmeton KOHA.
Shaqiri ka pasur probleme me lëndime, dhe kjo është ndeshja e tij e parë që nga janari.