Jo vetëm te Kosova mesfushori Hekuran Kryeziu vlerësohet motor i skuadrës. I tillë vlerësohet edhe te Luzerni i Superligës së Zvicrës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.
Janë bashkëlojtarët që e kanë vlerësuar lart Kryeziun, në edicionin e ri të revistës "online" të klubit, që mban vendin e katërt në kampionatin zviceran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë revistën e publikuar të martën është paraqitur më gjerësisht mesfushori 24-vjeçar i përfaqësueses së Kosovës. Tre lojtarë të Luzernit kanë dhënë nga një vlerësim interesant për mesfushorin shkatërrues.
"Motori ynë në fushë dhe i pari që e zë gjumi në autobusin e skuadrës", ka thënë mbrojtësi Claudio Lustenberger. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.