Atleti Astrit Kryeziu ka garuar të premten mbrëma në vrapimin 800 metra në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Kryeziu nuk ka arritur të kaloi në finale.
Ai ishte në baterinë e tretë, ndërsa u rendit i gjashti. Kishte kohë prej 1:50.57 minuta. Dy prej këtij grupi kaluan në finale.
Në bateri, Kryeziu la prapa Sacha Cultru të Francës dhe Karlo Videka të Kroacisë.
Bateria e tretë kishte rezultatin më të dobët.
Në total, Kryeziu ka lënë katër atletë prapa, duke përfshirë edhe një nga Qipro dhe një nga Malta. Ishte i 17-ti, nëse llogariten të tri bateritë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gresa Bakraçi përfundon garën në Olimpiadë, mbetet e fundit
-
Bakraçi, vetëm e parafundit në Lojërat Mesdhetare
-
I fundit në baterinë e parë, Hajdari thotë se ritmi i garës nuk ishte në favorin e tij
-
Hajdari përfundon garimin, i fundit në baterinë e tij
-
Odira i befason të gjithë, fiton të artën me rekord të Botërorit