Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu ka thënë se fitorja e sotme e Kosovës i dedikohet legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Kosova fitoi 2 me 0 në sfidën ndaj Ishujve Faroe me golat e Atdhe Nuhiut e Arbër Zeneli, transmeton Koha.net.
“Besoj që Ishujt Faroe kanë pas respekt për neve, kanë qëndruar shumë në defansivë dhe na kanë lejuar të luajmë. Kanë munguar pasimet në pjesën e parë, pasi provuam me krosime, por në pjesën e dytë ndryshoi edhe vetëbesimi. Kjo fitore shkon për Fadil Vokrrin që na ka plotësuar kushtet dhe na ka mundësuar ta përfaqësojmë Kosovën. Për momentin jemi lider, dhe do të japim maksimumin edhe ndaj Maltës, në ndeshjen e radhës”, ka thënë Kryeziu.
-
Hendbollistet e Kosovës kërkojnë suksesin “historik” ndaj Ishujve Faroe
-
Hendboll, Kosova po fiton me një gol ndaj Ishujve Faroe pas pjesës së parë
-
Muriqi ia dedikon golin Vokrrit
-
Maguire: Faleminderit për mikpritjen e mahnitshme Kosovë, fat në të ardhmen
-
Suksesi me përfaqësuesen i jep shtytje një pjese të lojtarëve të Kosovës