Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kryeziu: Është arritje e madhe për gjithë qytetin që Malisheva është në Superligë

Kapiteni i Malishevës, ekip që këtë edicion për herë të parë po paraqitet në Superligën e Kosovës në futboll, ka thënë se është ndjenjë e mirë të jesh pjesë e elitës. Malisheva të dielën në shtëpi barazoi me kampionen në fuqi, Prishtinën (1:1).

Dren Kryeziu për “Sportin Total” ka thënë se Malisheva meritoi me shumë se një pikë, por në fund pakujdesia në mbrojtje i kushtoi me gol të pranuar në minutën e tretë të kohës shtesë.

“Ndjenjë e mirë të luajmë në Superligë, sepse një ekip si Malisheva të jetë pjesë e elitës është një arritje e madhe për gjithë qytetin. Dhe, besoj se patëm një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë, dhe atë kundër kampiones në fuqi, Prishtinës. Luajtëm mirë dhe kishim më shumë raste shënimi. Kemi mundur edhe ta fitojmë ndeshjen, por në fund një pakujdesi e jona në fund na kushtoi me barazim”, ka thënë Kryeziu.

Artikuj të ngjashëm