Në qershor të vitit 2016, tifozët e skuadrës së futbollit Drita, "Intelektualët" po protestonin. Kërkonin ndërrimin e kryesisë. Kërkonin që të vinte një kryesi e re, e cila do të drejtohej nga Valon Murseli.
Atë e shihnin si një model të dëshmuar, meqë ishte në krye të klubit Drita në volejboll, në konkurrencë të femrave. Dhe, ky klub po dominonte volejbollin, shkruan Koha Ditore.
Drita në futboll ka disa vite që mbijetesën e siguron nëpërmjet ndeshjeve të barazhit, por me Murselin tash në krye po synon titullin. Dhe, aktualisht është në krye të renditjes.
Murseli ndërkohë ka hequr dorë nga klubi i volejbollit dhe thotë se është përqendruar në atë të futbollit. Synon që edhe në futboll të fitojë titullin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Murseli nuk largohet nga Drita, por është i pakënaqur me rezultatet e saj
-
Drita e “ndezur” në futboll e volejboll, e “shuar” në basketboll
-
Drita nuk e largon drejtorin që sulmoi tifozët
-
Katër skuadra volejbolli heqin dorë nga garat evropiane
-
Tifozët e Dritës ftojnë “mbledhje të madhe” pas sulmit nga drejtori Zymberi