Kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka kërkuar falje për termin që përdori në debat e sipër me punëtorin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Artan Govori.
Teksa Govori po jepte një prononcim për media, Berisha debatoi me të dhe në fund iu drejtua me fjalët “ne jemi shqiptar, nuk jemi maxhup”.
“Përmes kësaj shkrese publike, dua të distancohem nga termi që kam përdorur dje në afekt dhe në nevrikosje e sipër. Po ashtu i kërkoj falje publike kujtdo që është lënduar nga unë, pasi e kam thënë atë fjalë. Aspak nuk ishte qëllimi im, ngase nuk përkon me karakterin e as etikën time”, ka shkruar ndër të tjera i pari i Dardanëve në profilin e tij në Facebook.
Govori po prononcohej për media pasi ishte intervistuar nga Policia, për shkak të sulmit që thoshte se e ka marrë nga i pari i FFK-së, Agim Ademi. Kjo gjë e irritoi Berishën, i cili edhe në reagimin e tij të sotëm, e quan gjithçka “një trillim”, atë që ndodhi të mërkurën.
Udhëheqësi i Dardanëve debaton me zyrtarin e FFK-së që thotë se u sulmua nga Agim Ademi
Posted by Sporti në KTV on Wednesday, March 16, 2022
SQARIM PUBLIK Permes kesaj shkrese publike, dua te distancohem nga termi qe kam perdorur dje ne afekt dhe ne nevrikosje...
Posted by Luli Berisha on Thursday, March 17, 2022