Me rezultat 1:1 përfundoi kryendeshja e xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Dritës dhe Trepçës ’89.
Gjilanasit vazhdojnë pa humbje në 7 ndeshjet e fundit derisa Gani Sejdiu rikthehet me barazim në krye të mitrovicasve.
Në derbin e kësaj jave u pa lojë e bukur në fushë, spektakël në tribuna, kartonë të verdhë, si dhe në fund kartoni i kuq i mesfushorit të gjilanasve, Bujar Shabani, që krijoi pakënaqësi te vendësit dhe tensione në hyrjen e dhomave të zhveshjes.