Federata e Futbollit të Kroacisë vazhdon traditën zgjedhjes së golashënuesve të vet më të mirë që nga ekzistimi i saj, nga viti 1992.
Që atëherë HNL ka zgjedhur 20 golashënuesit më të mirë.
Sivjet zgjidhet golashënuesi më i mirë, i 21-ti me radhë.
I pari i zgjedhur golashënues ka qenë Ardian Kozniku i cili në vitin 1992 në fanellën e Hajdukut ka shënuar 12 gola në 24 ndeshje, transmeton Koha.net.
I fundit i cili me gola ka tundur rrjetat në sezonin e shkuar ka qenë maqedonasi Ilija Nestorovski.
Edhe
Golat e Koznikut në kampionatin e Kroacisë në kohë lufte
Ai ka shënuar 25 gola dhe tani vlerësohet 20 milionë euro.
Portali kroat “24sata” ka bërë listën e golashënuesve më të mirë të HNL-së që nga viti 1992 deri më tash.
Ardian Kozniku, 1992 - Atij as rrotullimi i avionit nuk i bëri asgjë.
Në premierën e HNL-së në 1992 dha 12 gola që i ndihmuan Hajdukut të marrë titullin e kampionit.
Ish-lojtari i Hajdukut dhe i Dinamos ende s’e ka harruar udhëtimin traumatik nga Prishtina në Split në vitit 1990.
Ish-drejtori i atëhershëm i Hajduka Jurica Jerković fluturoi me Cessna për ta marrë Koznikun dhe për ta sjellë në Split që të nënshkruante kontratën.
Edhe
Kozniku, golashënuesi më i mirë i kampionatit historik të Kroacisë
Gjatë kthimit piloti Matko Raos, për shkak të motit të ligë u detyrua ta aterronte avionin në livadh në një fshat afër Kralevës. Me këtë rast avioni u rrotullua e krahas pilot lehtë u lënduan edhe Koznik e Jerković.
Në listën e më të mirëve hyjnë edhe emra të njohur të futbollit kroat si Ivica Oliq, Eduardo Da Silva e Mario Manxhukiq.