Në kampionatin historik të Kroacisë, i cili ka filluar në pranverën e vitit 1992, për ekipin Hajduk ka luajtur edhe shqiptari nga Kosova, Ardian Kozniku.
Hajduku ndeshjen e parë e ka luajtur kundër Istrës, në stadiumin “Poljud”, dhe në këtë ndeshje Kozniku pati shënuar menjëherë dy gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTomislav Piplica ishte portier i Istrës. Ishte goli i parë i Hajdukut, tregoi Ardian Kozniku, golashënuesi më i mirë në kampionatin historik të Kroacisë, shkruan 24sata.hr, transmeton Koha.net.
Nga atëherë e deri tani në 2017-ën Hajduk nuk ka pasur golashënues më të mirë në ligë.
“Nuk mund të besoj se kanë kaluar 25 vjet, një periudhë shumë e madhe për një klub të tillë sikur Hajduk. Në atë vit unë kam shënuar 12 gola, nga të cilët 11 ishin vendimtarë. Kampionati atë vit ka zgjatur 22 xhiro”, tregon Kozniku, përcjell Koha.net.
Realisht, konkurrenca në vitin 1992 ishte shumë e “frikshme”. Në atë kampionat ishin të pranishëm lojtarët, të cilët më vonë kanë luajtur për përfaqësuesen, fituesit e bronzit në vitin 1998 në Francë.
Kozniku, çmimin si golashënuesi më i mirë i kampionatit e ka marrë në sezonin tjetër, më 1 nëntor 1993, në Kantrid.
“Atë ditë kurrë nuk do ta harrojë, kam marrë trofeun për golashënuesin më të mirë dhe në atë ndeshje [të fundit] kam marrë kartonin e kuq në minutën e dhjetë”, ka thënë Kozniku, transmeton Koha.net.
Që nga ai sezon, Hajduku nuk ka marrë më asnjë suvenir, përveç golave.
“Për këtë më dhimbset shumë. Të gjitha i kam, kam një fanellë kuq e kaltër nga ndeshja kundër Tottenhamit në Linz.
Cili është goli im më i preferuar? Hë, ai i Dinamos në Maksimir. E kemi dhënë unë dhe Mishe, dhe pas ndeshjes kam mësuar se kjo ishte fitorja e parë e Hajdukut në Zagreb, pas një kohe të gjatë, më duket 20 vjet apo më shumë”, përfundoi Kozniku.