Hendbollistet e Kroacisë kanë arritur sukses historik të martën mbrëma. Me fitoren 23:20 ndaj Gjermanisë, Kroacia është kualifikuar në gjysmëfinale të kampionatit evropian që po mbahet në Danimarkë. Për herë të parë Kroacia është kualifikuar në gjysmëfinale të Evropianit.
Përfaqësuesja e meshkujve e Kroacisë është shumë e suksesshme, por ajo e hendbollisteve deri më tani ishte në hije. Por të martën ka bërë hapin e madh. Mediat kroate i kanë kushtuar rëndësi të madhe këtij suksesi.
Me kalimin në gjysmëfinale, Kroacia ka siguruar pjesëmarrjen në Botëror, për herë të parë që nga viti 2011.