Kroacia i ka mbyllur përgatitjet për Kupën e Botës në Katar me fitore.
Kroatët të mërkurën në miqësoren e zhvilluar ndaj Arabisë Saudite, fituan me rezultatin 1:0.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin Prince Faisal bin Fahd të Riyadhit.
Golin e fitores e shënoi Andrej Kramariq në minutën e 82-të.
Pasi pranoi top të mirë nga Luka Modriqi, Kramariq depërtoi mirë në zonë dhe shënoi me gjuajtje të saktë.
Kroacia e nis Kupën e Botës më 23 nëntor, me duelin kundër Marokut.
Edhe
Arabia Saudite e fiton miqësoren e parë
Ky ballafaqim i takon Grupit F.