Shtatë vjet më parë, Sompal Kami nuk ishte i sigurt nëse vendimi i tij për t'u kthyer në Nepal që të luante kriket ishte i drejtë. Familja e tij kishte emigruar në Indi rreth dy dekada më parë për të punuar.
Kami është rritur në qytetin e Punjabit dhe ishte një nxënës dhe lojtar i mirë i briketit, që shijonte suksese nëpër turne të ndryshëm. Por ajo që do e priste vinte më vonë në vendlindjen e tij, nuk e kishte menduar, shkruan Koha Ditore.
Derisa aeroplani që bartte ekipin e kritetit të Nepalit aterroi në "Tribhuvan International Airport", aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Nepalit, Kami u ndie më i plotësuar se kurrë. Ai ishte pjesë e ekipit që u kualifikua në kampionatin botëror të këtij sporti.
Nepali përfundoi në pozitën e tetë të eliminatoreve për botërorin e kriketit dhe kjo është hera e parë për Nepalin që paraqitet në një ngjarje të tillë në rëndësishme të kriketit. Në botërorin e vitit të ardhshëm, Nepali do të jetë në një grup me gjigantët e kriketit si India, Pakistani dhe Australia... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)