Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krestinin, lituani i dhënë pas basketbollit dhe librave

Një shtatlartë me libër në dorë bie në sy sa herë që shfaqet në sheshin kryesor të Prishtinës. Ecën qetë dhe duket se më shumë është i koncentruar në librin që mban në dorë se në gjërat rreth tij. 

Në shesh kalon jo rrallë, ndërsa paraqitja e tij nuk dallon, është thuajse gjithnjë e njëjtë. Ashtu i qetë kryesisht futet edhe në ndeshjet e tij. Bëhet fjalë për basketbollistin nga Lituania, Denis Krestinin, që është pjesë e skuadrës Z Mobile Prishtina. 

Krestinin, i njohur më shumë si lojtar i detyrave, lojtar që kryen shumë punë në fushën e lojës dhe që pëlqehet nga trajnerët, vlerësohet se ka dhënë kontribut të madh në edicionin më të suksesshëm në histori të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Prishtina ka zënë vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në FIBA Europe Cup, ka fituar Kupën e Kosovës dhe po ecën sigurt në kampionat, duke i fituar të gjitha ndeshjet e deritashme. Krestinin nuk është prej lojtarëve që bien shumë në sy, që me atraktivitet bëjnë tifozët për vete. 

Jo gjithnjë ka pasur hapësirë të madhe te Prishtina, por ka luajtur kur i është dashur trajnerit Damir Mulaomeroviq dhe vlerësohet se ka kryer detyrat që i janë dhënë. 

Ka pasur edhe momente atraktive - ngulitje e bllokada - gjatë muajve te Prishtina, ndërsa i ka ndodhur edhe të përfshihet në atmosferën e zjarrtë të krijuar në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm