Boksieri junikas, Haxhi (Robin) Krasniqi, ka respekt të madh për ikonën e boksit Arthur Abraham. Mirëpo, ai është optimist se të shtunën mbrëma në Erfurt do të jetë fitues i përballjes mes tyre.
Krasniqi 30-vjeçar do të ndeshet me Abrahamin shtatë vjet më të vjetër, në një meç eliminatore për titullin e botës në versionin WBO në kategorinë super të mesme. Fituesi do të ketë të drejtën të ndeshet me kampionin e këtij versioni, meksikanin Gilberto Ramirez.
"Ky do të jetë meçi i vitit në Gjermani", ka thënë Krasniqi. "Arthuri ka shkruar histori, mirëpo e ardhmja më takon mua", transmeton Koha Ditore.
Për Krasniqin kjo do të jetë përballja e 51-të në boksin profesionist. Ai ka 46 fitore (17 KO), dhe katër humbje. Krasniqi dy herë erdhi deri te rasti për të boksuar për titull bote, në kategorinë gjysmë të rëndë, por të dyja herët u mposht. Ai vendosi të zbresë një kategori më poshtë, atë super të mesme, për të synuar titullin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.