Haxhi Krasniqi ende nuk po mund të pajtohet me humbjen që të shtunën e kaluar ia shkaktoi legjenda e boksit në Gjermani, Arthur Abraham, shkruan sot Koha Ditore.
Ai vlerëson se ishte i përgatitur për të mposhtur, madje edhe për të "shkatërruar" Abrahamin, por se nuk ka goditur mjaftueshëm fuqishëm. Se pse nuk ka goditur fuqishëm sa është dashur, me gjithë përgatitjen kulmore, nuk po arrin ta kuptojë ende.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrasniqi e di se tash rruga për të fituar titull të botës në boksin profesionist i është zgjatur, por ai insiston se nuk do të ndalet deri sa të realizojë qëllimin - të bëhet kampion i botës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.