Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi shënon në Kupë për Zuerichun

Bledian Krasniqi ka shënuar golin e tretë në fitoren 4:0 të Zuerichut në udhëtim te Chami të dielën, në kuadër të raundit të parë të Kupës së Zvicrës.

Mesfushori Krasniqi realizoi në minutën e 83-të.

Për Zuerichun titullar ishin edhe kapiteni Fidan Aliti e Lindrit Kamberi.

Në bankën rezervë ishte Donis Avdijaj.