Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar duelin me Natsumi Tsunodan e Japonisë në repechange në kategorinë deri në 52 kilogramë, për t’iu afruar medaljes së bronztë në “Mastersin” që po mbahet në Rusi.
Krasniqi për medaljen e bronztë do të luftojë me brazilianen Erika Miranda, transmeton Koha.net.
Distria do të përballet me Erika Mirandan në ndeshjen e dytë repechange.
Në rrugëtimin drejt medaljes së artë, ajo u eliminua në çerekfinale nga rusja Natalia Kuziuntina.
"Mastersi" është gara e fundit e vitit në xhudo. Në të paraqiten vetëm xhudistët që zënë 16 vendet e para në rangimin e secilës kategori.