Ermal Krasniqi me Clujin do të jenë nikoqirë të skuadrës së Lazios të enjten mbrëma, në ndeshjen kthyese të plejofit të Ligës së Konferencës.
Cluji në ndeshjen e parë ndaj Lazios, para një jave, u mposht në “Stadio Olimpico” me rezultatin 1:0. Krasniqi shkëlqeu dhe ra në sytë e gjashtë skuadrave.
Pas depërtimit të shkëlqyer individual të Krasniqit, Patric i Lazios u ndëshkua me të kuq.
Paraqitje e mirë e Krasniqit pritet edhe të enjten, marrë parasysh formën në të cilën po kalon.
24-vjeçari në ndeshjen e fundit ndaj Argesit, në xhiron e 26-të të elitës rumune të futbollit, shënoi gol të shkëlqyer në minutën e katërt të kohës shtesë.
Fiorentina po synon avancimin tutje, pasi fitoi 4:0 në ndeshjen e parë ndaj Bragas.
Edhe
Vazhdon kriza e Clujit
Ndërkohë, bullgarët e Ludogoretsit udhëtojnë në Bruksel për të luajtur me Anderlechtin dhe kanë avantazhin 1:0.
Ndeshje interesante pritet të luhet edhe në Zvicër, ku Baseli e pret Trabzonsporin.
Turqit fituan 1:0, në ndeshjen e parë në këtë vend pas tërmetit të rëndë.